“Pritet të nënshkruhet diçka në Bruksel, BE-ja ka punuar për këtë”

“Pritet të nënshkruhet diçka në Bruksel, BE-ja ka punuar për këtë”

Analisti, Artan Muhaxhiri ka thënë se në takimin në mes kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të nënshkruhet diçka.

Sipas tij, është punuar që të ketë një moment ceremonial.

“Unë mendoj sot ka shkrua për të nënshkruar diçka, pasi i gjithë ambalazhimi është që sot të ketë një moment ceremonial. Pasi nuk guxon as BE që më të vazhdojë, e këtë punë me këtë angazhim, pa efekt. Efekti është një marrëveshje. Unë besoj që ky takim është një realizuar, vetëm pasi Kurti ka dhënë garanci që do të nënshkruajë diçka”, ka thënë Muhaxhiri në RTV Dukagjini.

Muhaxhiri theksoi se nuk beson se do të ketë diçka konkrete, po diçka abstrakte do të dalë nga ky takim.

“Tash çka është ne nuk e dimë, por nga përshtypja e përgjithshme nuk mendoj që do të ketë diçka konkrete, mendoj që do të ketë diçka më abstrakte, ndonjë zotim për ta pranuar planin franko-gjerman”, ka shtuar ai.

Related Articles