Prokuroria e Gjykatës speciale në Hagë ka njoftuar se do të ketë 327 dëshmitarë në gjykimin e ish-komandantit të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe tre të bashkëakuzuarve të tjerë.
Ata akuzohen për krime kundër shqiptarëve, serbëve dhe romëve në Kosovë dhe Shqipëri, 1998-99. Së bashku me Thaçin akuzohen Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Siç u tha nga kjo gjykatë, në sallën e gjyqit do të dëshmojnë drejtpërdrejt shumica e dëshmitarëve nga lista paraprake, të cilën prokurorët ia dorëzuan mbrojtësve të të akuzuarve.
Prokurorët planifikojnë të paraqesin me shkrim deklaratat e rreth pesëdhjetë dëshmitarëve në prova.
Avokati i Veselit, Ben Emerson, paralajmëroi se kjo do të thotë se gjykimi “nuk mund të fillojë gjatë vitit 2022” për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve, dëshmitë e të cilëve mbrojtja do të duhet të hetojë.
Emerson paralajmëroi se gjyqi, për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve, “do të zgjasë tre vjet e gjysmë”.
Prokuroria pretendonte më parë se do të ishte gati për fillimin e gjykimit në janar të vitit të ardhshëm dhe avokatët mbrojtës kërkojnë që gjykimi të mos fillojë para mesit të vitit 2022.
Parashtresën paraprake, në të cilën do të përshkruajnë në detaje procedurën provuese ndaj të akuzuarve, prokurorët synojnë ta dorëzojnë më 17 dhjetor, nëse gjyqtari i procedurës paraprake, Nikola Giju, ua lejon një gjë të tillë.
Prokurorët i kanë kërkuar sërish gjyqtarit Guillaume që të shtyjë afatin për zbulimin e provave për mbrojtjen deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.
Kjo kërkesë, si dhe qasja e deritanishme e prokurorëve për zbulimin e provave, ka hasur në kritika të ashpra nga avokatët mbrojtës.
Avokati i Thaçit, Greg Kishoti, tha se është “i tronditur nga joefikasiteti i prokurorisë”.
“Klientët tanë janë në paraburgim që nga nëntori i kaluar dhe prokurorët po ju kërkojnë më shumë kohë për të zbuluar provat. Kur do të përfundojë? Ju jepni urdhra, prokurorët nuk i respektojnë dhe ata donin që gjyqi të fillonte këtë vit”, ka thënë Kishoti.
Akoma më i ashpër ishte avokati mbrojtës i Veselit, Emerson, i cili akuzoi prokurorët se “gënjyen” gjatë gjithë kohës dhe i tha gjyqtarit Giju që ta toleronte./Gazeta “Enigma“/