Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Dardan Molliqajt dhe aktivistit të PSD-së

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Dardan Molliqajt dhe aktivistit të PSD-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim ndaj liderit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajt dhe aktivistit të kësaj partie, Adem Megjuani.

Është paraqitur kërkesa nga Prokurora në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit.

Paraburgimi ndaj tyre po kërkohet në drejtim të veprës penale “sulmi ndaj personit zyrtar”.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” zëdhënsja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të ndaluarve, në drejtim të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar Ulaj. /Gazeta Enigma/.

Related Articles