Prokuroria kërkon që votat e LDK-së në Vushtrri të rinumërohen

Prokuroria kërkon që votat e LDK-së në Vushtrri të rinumërohen

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar që të rinumërohen votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në të gjitha qendrat e vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni, e ka konfirmuar këtë duke thënë se kanë pranuar ankesë nga një kandidate për deputete.

Ndërkohë nga KQZ ende nuk e kanë konfirmuar këtë, edhe pse Gazeta Enigma ka kërkuar përgjigje nga ta.

Related Articles