Prokuroria përfundon hetimet për rastin ‘Albkings’, aktakuza dërgohet në gjykatë

Prokuroria përfundon hetimet për rastin ‘Albkings’, aktakuza dërgohet në gjykatë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, dhe zëvendëskryeprokurorja Elza Bajrami, njoftuan se hetimet për rastin e njohur “Albkings” janë mbyllur, raporton Enigma.

Ata theksuan se tani Prokuroria ka kaluar në fazën e dërgimit të aktakuzës në gjykatë, duke vijuar me procedurat ligjore.

Në një konferencë për media, Gashi dhe Bajrami prezantuan përfundimet e punës së Prokurorisë Themelore gjatë vitit, duke publikuar gjithashtu të dhëna statistikore mbi aktivitetin e saj.

Në muajin gusht, administratori i grupit “Albkings”, Edin Nevzadi, kishte qëndruar në paraburgim për dy muaj, ndërsa u lirua më 21 tetor të këtij viti.

Pas lirimit të tij, Prokuroria Themelore sqaroi se masa e paraburgimit ishte hequr në përputhje me dispozitat ligjore të procedurës penale.

Related Articles