Prokuroria tregon a patën informata për dyshimet e kurdisjes të ndeshjes Drita-Prishtina – FFK-ja nesër mban konferencë për media

Prokuroria tregon a patën informata për dyshimet e kurdisjes të ndeshjes Drita-Prishtina – FFK-ja nesër mban konferencë për media

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha për gazetën Enigma se nesër do të mbajnë një konferencë për media pas dyshimeve për kurdisje të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në Futboll javëve të fundit.



Ai nuk ka dashur të komentojë kur është pyetur se a kanë informacione nëse ndonjë klub ka kurdisur ndeshje.

“Nesër e kemi një konferencë edhe kemi me fol për këto gjëra”, tha shkurt Ademi për Enigmën.

Në anën tjetër, kryetari i Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, Prokurori Besim Kelmendi, përmes gazetë Enigma i ka ftuar të gjithë qytetarët ose zyrtarët e klubeve që kanë informata t’i paraqesin ato në Prokurori.

“Ende nuk është paraqitur askush sepse unë e kam bërë dje një apel kushdo që është që ka informacion mundet me u lajmëru edhe nga klubet edhe qytetarët edhe zyrtarët, kushdo që ka informacion janë të mirëseardhur”, theksoi Kelmendi.

Por, ai nuk ka treguar nëse kanë pasur informata edhe për ndeshjen e së dielës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, pasi fitores së kësaj të fundit si mysafire se mund të jetë e kurdisur.

“Nuk mund të flasë më shumë për këtë sepse është konfidenciale sepse e dëmtojë çdo hetim që mundet me qenë, por për cilëndo ndeshje kushdo që ka informacion mundet me ardhë në zyrën time kur donë pa problem hiç”, shtoi ai.

“Kemi bashkëpunim me të gjitha institucionet që i monitorojnë ndeshjet dhe me gjithë njerëzit që janë dëshirë të futbollit”.

Kelmendi theksoi se janë duke bashkëpunuar edhe me UEFA-në për ndriçimin e të gjitha rasteve ku ka dyshime për kurdisje të ndeshjeve.

“Kemi pasur kontakte me UEFA-në dhe mund të them se ata i përcjellin ndeshje në mënyrë profesionale kur ka dyshime për kurdisje”,

Kelmendi kur pyetet pse deri më tani nuk ka të akuzuar për kurdisje të ndeshjeve, ai arsyetohet se kjo vepër është futur në Kodin Penal në vitin 2019.

“Vepra e penale e kurdisjeve është që nga viti 2019, përpara s’ka pas vepër penale të kurdisjes te kjo vepër është paraparë vetëm me Kodin e fundit Penal që është në fuqi. Ka një aktakuzë është publike dhe është në Gjykatën Themelore të Mitrovicës”, përfundoi Kelmendi.

Ndërkohë, të dielën, në një letër adresuar institucionit të Presidentit, Kryeministrit dhe Ministrit të MKRS-së, KF Ballkani nga Theranda, ka reaguar ashpër, për siç thuhet, manipulime në ndeshjet e Superligës së Kosovës në Futboll.

Related Articles