PSD ftoi partitë opozitare për kundërshtim të ngritjes së çmimit të rrymës, i përgjigjen AAK, AKR dhe Nisma

PSD ftoi partitë opozitare për kundërshtim të ngritjes së çmimit të rrymës, i përgjigjen AAK, AKR dhe Nisma

Ftesës së Partisë Socialdemokrate për takim i janë përgjigjur vetëm përfaqësues nga AAK, AKR dhe Nisma Socialdemokrate.



Ndërsa, munguan dy partitë më të mëdha opozitare PDK dhe LDK.

Pjesë e takimit për kundërshtim të vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike u panë të jenë edhe përfaqësues të disa sindikatave.

Ndryshe, PSD kishte thirrur partitë opozitare për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Kreu i PSD-së ka deklaruar se për hapat e kundërshtimit do të vendoset në këtë takim.

“Nga nesër do t’i ftojmë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e joparlametare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave të ndryshme dhe të gjithë ata persona publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës. Bashkërisht, do të vendosim për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit”, ka shkruar Molliqaj. /Gazeta Enigma/.

Related Articles