Partia Socialdemokrate përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se janë gati për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës e cila do të mbahet të shtunën e 29 janarit në Prishtinë, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Nga kjo parti kanë publikuar edhe disa fotografi të aktivistëve të tyre të cilët po bëhen gati për këtë protestë.
LEXO EDHE: Shtrenjtimi i rrymës, të shtunën mbahen protesta
PSD-ja pas gjithë këtyre përgatitjeve që kanë kryer ata i kanë bërë thirrje edhe Qeverisë që të bëhen gati për këtë protestë.
“Ne jemi gati. Tash le të bëhet gati Qeveria”, thuhet në postimin e PSD-së./Gazeta Enigma/