Të martën, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se për 24 orë, 2 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga 5 mijë e 82 testime, 787 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 20.995. /Gazeta Enigma.