Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste i vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga 3.139 testime, 373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.427 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.802.978 doza të vaksinës.
Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 9.461. / Gazeta Enigma.