Putin shfaqet i sëmurë në publik, dridhet në mënyrë të pakontrolluar

Putin shfaqet i sëmurë në publik, dridhet në mënyrë të pakontrolluar

Shëndeti i presidentit rus Vladimir Putin është vënë sërish në qendër të diskutimeve. Në një dalje të fundit shefi i Kremlinit shihet teksa i dridhen duart.



Thashethemet për shëndetin e presidentit rus kanë qenë të përhapura që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ndërsa disa ekspertë pretendojnë se ai ka një sërë sëmundjesh.

VIDEO KËTU

Disa thonë se ai po lufton me kancerin e gjakut, tiroidet ose barkun, ndërsa të tjerë ekspertë janë të bindur se 69-vjeçari ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme.

Muajin e kaluar, kur ai u takua me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko në Soçi, ai u kap në kamera duke i përdredhur këmbët e tij kur dyshja u ulën për bisedime.

Në fundjavë Putini i dorëzoi në Kremlin Çmimin Shtetëror të Federatës Ruse regjisorit Nikita Mikhalkov. Në një video të publikuar ai shihet  teksa qëndron me vështirësi në këmbë./abcnews.al

Related Articles