Putin uron ushtaret për Ditën e Gruas, thotë se nuk do i dërgojë rezervistët në Ukrainë (VIDEO)

Putin uron ushtaret për Ditën e Gruas, thotë se nuk do i dërgojë rezervistët në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e rekrutuar nuk do të dërgohen për të marrë pjesë në operacionin ushtarak në Ukrainë.

Në një deklaratë të regjistruar, të lëshuar të martën nga AP, Putin shtoi se “Nuk do të ketë thirrje shtesë të rezervave, detyrat e caktuara zgjidhen vetëm nga personeli ushtarak profesionist”, përcjell Gazeta Enigma.

Putin tutje falënderoi gratë që shërbejnë në forcat e armatosura si pjesë e mesazhit të tij për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ai tha gjithashtu se e kuptonte shqetësimin e atyre që të dashurit e të cilëve po shërbenin në ushtri.

“Ju mund të jeni krenarë për ta ashtu siç krenohet i gjithë vendi me ta dhe shqetësohet për ta bashkë me ju”, tha ai./Gazeta Enigma/

Related Articles