Minatorët e kanë nisur mëngjesin e 23-të të grevës së tyre.
Minatorët e minierës së Trepçës kanë hyrë në grevë për shkak se tashmë janë bërë dy muaj që ata nuk i kanë marrë pagat e tyre.
Pagat e muajit qershori dhe korrik ende nuk janë ekzekutuar për punëtorët e kësaj ndërmarrje.
Të mërkurën, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, mbajti takim me grevistët dhe diskutuar për zhvillimet brenda ndërmarrjes duke bërë thirrje për ekzekutimin e pagave.
Bordi i kësaj ndërmarrje përmes një komunikate për media, të martën më 30.07.2024, thanë se janë në komunikim të vazhdueshëm me Qeverinë për zgjidhjen e këtij problemi.