Komiteti Ekzekutiv i Federatës të Futbollit të Kosovës e ka caktuar 6 prillin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.
Disa klube e kanë kontestuar këtë kuvend të thirrur nga Presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë, duke theksuar se janë bërë shkelje ligjore.
Për këtë temë ka reaguar edhe gazetarja sportive, Qeqa Krelani, e cila e ka thumbuar keq klubin e Dritës, pasi që Drejtori Sportiv i “bardhekaltërve”, Valon Zymberi, është njëri nga më të zëshmit këto ditë.
“Dul VAR-ri dhe i la pa punë shumë “drejtora” sportiv. Paralelisht shumë trafikantë pikësh dhe dillera lojësh mbetën te shpija. Disa klube që mbrëmë e sonte ankohen për dëmtime nga referët, dikur titullin e fitonin me blerje lojërash dhe referësh. Për fund, nuk ka rëndësi kush voton. Por kush numëron votat”, ka shkruar gazetarja sportive.
Më poshtë e gjeni postimin (story) e Krelanit në ‘Instagram’: /Gazeta Enigma/