Moti me shi, zakonisht nuk e zbrazë Prizrenin sikur këtë të diele.
Edhe vizitorët nga qytete të tjera të Kosovës e Shqipërisë ishin të pakët.
Tregtarët po thonë se këtë qetësi qytetit ia ka dhënë muaji i shenjtë i Ramazanit.
“Si Prizren, pak më shumë dihet që është njëri nga qytetet që agjërojnë ramazanin, dhe do të thotë ka ndikuar”, tha një pronar biznesi.
Qetësia në Prizren zgjatë pak a shumë deri në kohën e iftarit. Më pas mbushen lokalet dhe rrugët me njerëz./Gazeta Enigma/