Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimin e punës gjatë 100 ditëshit të qeverisjes, ka folur edhe për luftimin e krimit të organizuar në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Kurti ka njoftuar se gjatë 100 ditëshit të qeverisjes, janë janë shkatërruar tetë grupe kriminale dhe janë konfiskuar 7 milionë euro.
“Në sektorin e rendit dhe sigurisë kemi dërguar mesazh se Kosova nuk mund të jetë as burim e as tranzit për krimin e organizuar. Për 100 ditë kemi kryer 101 operacione, 221 bastisje, 933 arrestime janë shkatërruar 8 grupe kriminale dhe janë konfiskuar 7 milionë euro”, tha Kurti.
Përpos kësaj, Kurti theksoi se janë konfiskuar edhe 400 kilogram substancë narkotike të llojit të kokainës.
“Kemi përmbyllur me sukses bashkëpunimin me autoritet e Italisë, DEA-s amerikane dhe Shqipërisë, operacionin e koduar “Adriatiku” që rezultoi me gjeten e 400 kg substancë narkotike të llojit kokainë”, u shpreh Kurti.
Gjatë punës për luftimin e krimit të organizuar, Kurti ka njoftuar se janë hkarkuar persona të lidhur me grupe të interesit dhe kanë emëruar persona të ri, siç është emërimi i drejtorit të ri të AKI-së dhe drejtorit të ri të Doganave të Kosovës