Kryeministri i deritanishëm i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri, Talat Xhaferi.
Pas dorëzimit të detyrës, Kovaçevski e ka uruar Xhaferin, duke thënë se beson që kjo qeveri do të jetë e përkushtuar në interesat dhe prioritetet e qytetarëve dhe të shtetit.
Ai është shprehur se nga kjo qeveri presin përkushtim të madh.
“Talat Xhaferit i uroj punë të suksesshme si kryetar i kësaj qeverie teknike me ministrat dhe zëvëndësit. Besoj se qeveria do të jetë e përkushtuar fuqishëm në interesat dhe prioritetet të qytetarëve dhe shtetit, me kompetencat ligjore”.
“Ne presim përkushtim në punën, në koncentrim të të gjithëve në këtë qeveri dhe në këtë drejtim puna do të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm. Apeloi tek të gjithë subjektet politike të cilët sot marrin pjesë në qeveri të kenë parasysh gjithë kontekstin aktual”, është shprehur ai.