Anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham, ka bërë të ditur se Qeveria e Gjermanisë, konfirmon mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Gazeta Enigma.
Lajmi u bë i ditur nga deputeti gjerman përmes një postimi në Twitter.
Abraham shkroi se Qeveria e Gjermanisë ka deklaruar se do të mbështet aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Qeveria federale mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Është me rëndësi, që për këtë çështje të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në BE dhe në Këshill të Evropës”, tha Abraham./GAZETAENIGMA/
Die Antwort der Bundesregierung auf meine Frage zur Mitgliedschaft von #Kosovo im #Europarat ist sehr ermutigend. Jetzt sollte #GER proaktiv die Bewerbung Kosovos im Europarat unterstützen. Europapolitiker unterschiedlicher Fraktionen unterstützen dies. @FrankSchwabe pic.twitter.com/4ba2VsT5BH— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 4, 2022