Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Sipas njoftimit, këto mjete shkojnë për masën 3.7 – mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.
Kujtojmë se Qeveria ka ndarë edhe 75 milionë euro të tjera për rrymën së fundmi./Gazeta Enigma/