Qeveria miraton nismën për njohjen e profesionit të avokatit mes Kosovës dhe Shqipërisë

Qeveria miraton nismën për njohjen e profesionit të avokatit mes Kosovës dhe Shqipërisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, që u zhvillua në mënyrë elektronike, raporton Gazeta Enigma.



Në njoftimin e tyre të bërë për media thuhet se, në mbledhje është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes për njohjen e së Drejtës së Ushtrimit të Profesioneve të Avokatit dhe Ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, ka deklaruar Qeveria.

Siç bëhet e ditur, vendimi i marrë obligon Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës që të zhvillojë negociata me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë me qëllim të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes së lartë-cekur, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që Palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas kësaj Marrëveshje”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma

Related Articles