Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë ndarë 430 mijë eurove, për pagesën e specializantëve për muajin korrik të këtij viti, raporton Gazeta “Enigma”.
Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë thirrje që të miratohen këto mjete, në mënyrë që të mos ketë vonesa në pagesat e specializantëve.
“Këtë ndryshim e kemi reflektuar në rishikim të buxhetit. Por duke qenë se sot është miratuar, duhet të marr sot këtë vendim e pastaj i rishikojmë kushtet. 430 mijë euro për specializantët për muajin korrik 2021. Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ju ftoj që të miratoni këtë propozim”, ka thënë ministri për Buxhet, Hekuran Murati.
Qeveria gjithashtu ka themeluar komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e pesë anëtarëve të bordit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale. Samit Gorani kryesues, Fadile Dyla dhe Irfan Lapovica anëtarë.