ShSKUK: Dy fëmijë me COVID janë duke u trajtuar në Pediatri

ShSKUK: Dy fëmijë me COVID janë duke u trajtuar në Pediatri

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar ka njoftuar për gjendjen e pacientëve me COVID të shtrirë nëpër klinika.

Në njoftim bëhet e ditur se dy fëmijë të infektuar me COVID janë të shtrirë sot në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Ndërsa, një grua me COVID është e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë.

ShSKUK, gjithashtu ka bërë të ditur se me COVID-19 në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet rajonale sot janë të shtrirë 99 pacientë, prej tyre 92 pozitivë me virus. 86 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 7 pacientë në Mjekim Intensiv. /Gazeta Enigma/.

Related Articles