Ministri i Financave, Hekuran Murati ka marrë pjesë në panelin për politikat qeverisëse për vajzat dhe gratë.
Nga aty ai ka thënë se qysh prej fillimit kishin synim fuqizimin e vajzës dhe gruas, në çdo etapë të jetës.
Ministri Murati ka deklaruar se në kuadër të mbështetjes për fëmijët dhe gratë po transferojnë në llogaritë e tyre 150 milionë euro në vit.
“Kemi pas se si mund ta shtrijmë mbështetjen te të gjitha familjet që përveç që të kemi fuqizim të fëmijëve që nga vegjëlia, të kemi edhe fuqizimin e gruas dhe këtë po besoj e kemi nis si hap të mbarë e pastaj kemi shkuar duke e përforcuar me skemën e shtesave për fëmijët dhe me skemën e shtesave për gratë lehona. Për herë të parë, domethënë edhe kjo është bërë pas 20 viteve që nuk ka pas asnjë masë të ngjashme për gratë dhe vajzat, për herë të parë është bërë masa për shtesat e fëmijëve. Kur e kemi lansuar si ide na patën thënë se ndoshta nuk do ta zbatoni sepse kushton shumë lartë, aso kohe flitej për diku 50 milionë euro në vit dhe na thonin nuk keni ku ta gjeni buxhetin. Përgjigja jonë ka qen shumë e thjesht, buxheti gjendet duke ndal hajnin”, tha Murati.
Sipas tij, në fillet e kësaj iniciative tha se janë sulmuar se pse po detyrohen hapja e llogarive, por edhe për mirëmbajtje të llogarisë.
“Ne megjithatë kemi insistuar se kemi pas një vizion të qartë se cili është synimi ynë, pra synimi ka qen fuqizimi i gruas dhe ndërkohë i kemi zgjidh edhe këto problemet e llogarisë, pra Banka Qendrore ka marrë vendimin për llogaritë bazike , domethënë kostoja e mirëmbajtjes është fals ose minimale nëse punon dhe nuk paraqitet më si problem. Ndërkaq, rezultati pozitivë vazhdon të ketë jehonë edhe më tej dhe rezultati pozitiv fillimisht ka qenë që 100 mijë për herë të parë kanë hap llogari bankare, pra 100 mijë gra prej të gjitha grave që marrin shtesa të fëmijëve kanë hap për herë të parë llogarinë bankare për shkak se iu është nevojitur për të pranuar shtesat e fëmijëve sado që të vogla që kanë qen në fillim. Duke e parë ndikimin pozitiv ne kemi gjet buxhetin që të rrisim shtesat, pra sivjet për tre vjetorin e lansimit të shtesave kemi rrit shtesat duke dyfishuar, nga 10 në 20 dhe trefishuar në rastet kur familja ka tre fëmijë e më tepër….120 milionë në vit vetëm për shtesat e fëmijëve, shto këtu edhe pagesat për lehonat, që sillet diku 25 deri në 30 milionë euro në vit, po flasim për një transfer prej 150 milionë euro në vit tek gratë, kjo është konsideroj arritje”, tha ai. /Gazeta Enigma