Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të ndaj 20 mijë euro për familjen e të miturit Kujtim Veselit, i cili u vra në vitin 2019, në mënyrë brutale, raporton Gazeta “Enigma”.
Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se kjo shumë është simbolike, që ka për qëllim mbështetjen sado pak të familjes Veseli.
“Para jush e keni draft vendimin me të cilin Zyra e Kryeministrit ndan shumën prej 20 mijë euro për të mbështetur sado pak familjen e Kujtim Veselit. E kemi të qartë që ky kompensim ekonomik nuk mjafton por është i vetmi mjet që për momentin ne si kryeministri kemi në dorë, e duam e duhet ta përdorim”, tha Kurti./Gazeta “Enigma”.