Serbët e mbledhur në Jarinje u vizituan nga zyrtarë të Listës Serbe, në mesin e tyre edhe Presidenti i Listes Serbe Goran Rakiç, i cili tha se sipas informacioneve jozyrtare, ka propozime nga të dyja palët brenda bisedimeve në Bruksel, por që asgjë nuk është pajtuar.
Përfaqësuesit e Listës serbe biseduan me qytetarët për strategjinë për ditët në vijim dhe një zgjidhje të mundshme të situatës. Rakiç përcolli se informacioni zyrtar do të jetë pas takimit të përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.
Negociatorët kryesorë të Serebisë dhe Kosovës, Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi, u takuan sot veçmas në Bruksel me përfaqësuesin e BE -së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe siç njoftoi Lajçak, bisedimet do të vazhdojnë.