Rama për Kurtin: Qasjen ndaj Serbisë e kemi të ndryshme por qëllimin e njëjtë

Rama për Kurtin: Qasjen ndaj Serbisë e kemi të ndryshme por qëllimin e njëjtë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur rreth raporteve të tij me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.

Rama tha se me Kurtin i kanë raportet e mira, por se dallojnë në qasjen ndaj Serbisë.

Ai në një intervistë në Tv Klan qëllimin e kanë të njëjtë.

“E kemi ndarë këtë punë me Albinin, nuk jam fare në deponimin që ta kthej përgjigjen, se e kam përgjigjen. Realisht kemi marrëdhënie shumë të mira, takimet tona janë frymëzuese, humor të madh, qeshim shumë. Tek qasja ndaj Serbisë i kemi të ndryshme por qëllimin e njëjtë. Uroj që ta realizojnë se është barra e tij”, tha Rama.

Ndërkaq të mërkurën mbrëma, po në TV Klan kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pati një porosi për Edi Ramën.

“I dëshiroj shumë suksese Republikës së Shqipërisë, jemi dy shtete të të njëjtit komb dhe do të duhej që të ketë shumë më pak shpresa te presidenti i Serbisë i cili nuk shkëputet dot nga presidenti despotik i Rusisë“, tha Kurti.

Related Articles