Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se e merr Serbinë si shembull se ka tërhequr shumë investues të huaj.
Ai në Beograd ka thënë se përfituesit më të mëdhenj të Ballkanit të Hapur, janë qytetarët, bizneset, punonjësit, fabrikat e studentët.
“Sot për dallim nga takimet tjera, fokusi ishte për qytetarët, bizneset, punonjësit, fabrikat, studentët, të cilët janë përfituesit kryesorë të Ballkanit të Hapur. Të gjithë vuajnë sot, qoftë nga pritjet në kufi apo kontrollet e ndryshme. Ndihem mirë, pasi thelbi i kësaj iniciative është që ekonomitë tona të rriten. Serbinë e marrë si shembull, pasi ka tërhequr shumë investues të huaj. Sot kemi pasur mundësinë të takohemi e t’i dëgjojmë bizneset nga vendet pjesëmarrëse, na dhanë përkrahje dhe kërkuan nga ne që t’ua mundësojmë lirinë e lëvizjes nëpër kufi”, tha Rama.
Rama ka thënë se BE-ja duhet të afrohet me rajonin.
“Kemi takuar edhe Këshillin Atlantik, kanë ardhur nga Washingtoni që të na përkrahin. Presim të shohim. Të marrë qëndrim të përbashkët kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian. Nuk heqim dorë që shtetet tona t’i ndërtojmë me standardet e BE-së, por në anën tjetër vetë BE-ja duhet të marrë iniciativë që të afrohet me rajonin”, tha Rama. /Gazeta Enigma.