Himara nga tani e tutje ka një kryetar të ri, Vangjel Tavo nga Partia Socialiste .
Ai mori 1 mijë e 447 vota më tepër se Petro Gjikuria, nga koalicioni Bashkë Fitojmë.
Fitorën e Tavos e ka shpallur edhe kryetari i PS-së dhe njëherësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Rama me këtë rast i ka uruar fitoren Tavos, duke postuar një video goxha interesante në Facebook.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se fitorja e djeshme në Himarë është mbështetje domethënëse për Partinë Socialiste. /Gazeta Enigma