Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
Zyra e presidencës së Kosovës njofton se takimi mes Osmanit dhe Ramës, fillon në ora 16:00.
Ndryshe dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, refuzoi t’u përgjigjet publikisht deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi tha se takim mes tyre mund të ketë vetëm pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
“Nëse kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy Qeverive, atëherë unë ngelem te qëndrimi që ia kam dhënë se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Ne takohemi shumë shpesh. Nëse shikoni gjatë këtyre dy viteve, kam një duzinë takimesh me Ramën. Nuk lëngon raporti Kosovë – Shqipëri dhe demokracia e paqja në Ballkan, pse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë. Por për shkak se mbledhjet e dy Qeverive tona janë anuluar paarsyeshëm. Andaj e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy Qeverive, por jo takime të tjera”, tha Kurti dje.