Ramadani: Për dy javë infektimet e reja me COVID kanë rënë për 75 përqind

Ramadani: Për dy javë infektimet e reja me COVID kanë rënë për 75 përqind

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani ka dhënë shpresa se pandemia në Kosovë po shkon drejt kufizimit, raporton Gazeta Enigma.

Ramadani, në një konferencë bashkë me ministrin Vitia ka thënë ka rënie të numrit të rasteve të reja për 75% në dy javët e fundit.

“Kemi rënie të rasteve për 75%, megjithatë duhet të kemi parasysh se situate është ende jostabile, pasi trendi rasteve të vdekjeve është akoma brengosës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ramadani ka thënë se trendi i vdekjeve është ulur në 38.64% për këtë periudhë kohore.

“Vdekjet janë akoma shqetësues dhe duhet të kemi kujdes me hospitalizimin e hershëm të pacientëve për të ulur këtë trend”, tha ndër të tjera Naser Ramadani.

Related Articles