Mesfushori Arbnor Ramadani ishte lojtari i ndeshjes në takimin e parë në Luksemburg me Progres Niederkorn duke i shënuar të dy golat ne barazimin 2-2.
Ramadani pritet që edhe në takimin e nesërm ta thotë fjalën kryesore ndaj skuadrës së Luksemburgut.
Ai ka thënë se në takimin e nesërm pret mbështetjen e të gjithëve, e në veçanti të tifozëve të kësaj skuadre “Skifeterat”, raporton Gazeta Enigma.
“Shpresojmë ta kemi përkrahjen e të gjithëve, sidomos “Skifterave”. Do të jetë ndeshje e vështirë. Besoj se do të hyjmë në fushë duke dhënë maksimumin”, ka thënë Ramadani.
SC Gjilani – Progres Niederkorn luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00. /GAZETA ENIGMA/