Raporti i KQZ-së: Lëvizja Vetëvendosje, partia që ka shpenzuar më së shumti për tremujorin e fundit

Raporti i KQZ-së: Lëvizja Vetëvendosje, partia që ka shpenzuar më së shumti për tremujorin e fundit

Publikohen raportet e shpenzimeve të tremujorit të tretë të këtij viti, pra për muajt korrik – shtator për të gjitha partitë politike të cilat janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përmes këtij raporti ka bërë publike shpenzimet e ndryshme nga këto parti.

Në bazë të këtij raporti del që më së shumti gjatë kësaj kohe ka shpenzuar Lëvizja Vetëvendosje (LVV), gjithsej 351 mijë e 708 euro.

Sipas raportit të KQZ-së Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka shpenzuar përgjysmë më pak gjatë kësaj periudhe se sa partia në pushtet, me gjithsej 160 mijë e 137 euro.

E treta me më pak shpenzime në bazë të raportit të KQZ-së Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Shuma që ky subjekt ka shpenzuar arrin shifrën e 147 mijë e 841 eurove.

Sipas raportit që ka publikuar KQZ-ja Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë periudhës korrik-shtator ka shpenzuar 80 mijë e 944 euro.

/Gazeta Enigma/

Related Articles