Kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka dërguar sërish ftesë Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kësaj ai ka kërkuar direkt koalicion mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në”, thuhet në letrën e Kurtit.
“Në sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”, thuhet tutje në letër.
Kurti ndër të tjera thekson se “jam i bindur që votuesit e LDK-së preferojnë koalicion me LVV-në”, ashtu siç “votuesit e LVV-së preferojnë koalicion me LDK-në”. / Gazeta Enigma.