Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dy persona, derisa janë konfirmuar 787 raste të reja.
Nga rastet e reja më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, ku gjithsej janë142 raste. Pastaj, Prizren 101 raste, Gjilan 92 raste, Lipjan 62 raste, Fushë Kosovë 49 raste.
Ferizaj 40 raste, Obiliq 37 raste, Rahovec 35 raste, Skenderaj 34 raste, Kamenicë 33 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Malishevë 16 raste, Kaçanik 13 raste, Suharekë 10 raste, Drenas dhe Vushtrri nga 8 raste.
Hani i Elezit 6 raste, Ranillug 5 raste, Klinë 3 raste.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës. Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH.
Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID.