Kurti pas vendimit të SHBA-së për sanksione: Vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës

Kurti pas vendimit të SHBA-së për sanksione: Vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi SHBA-të kanë vendosur sanskione ndaj Zvonko Veselinovic dhe grupit të organizuar kriminal që vepron në veri të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Kurti e ka mbështetur këtë vendim, derisa theksoi se ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve.

“Vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale”, tha ai.

Ai shtoi se krimi i organizuar është rrezik i sigurisë kombëtare.

Ndryshe, SHBA vendosën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestëruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës.

Related Articles