Spitali Amerikan në Kosovë, ka reaguar pas njoftimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, se ka ngritur aktakuzë ndaj 5 personave fizikë dhe 3 personave juridikë, nën dyshimet e bazuara se kanë kryer veprat penale: falsifikimi i dokumentave dhe shpëlarje e parave.
Në reagimin e lëshuar theksohet se as Spitali Amerikan e as avokati i tij nuk e kanë pranuar zyrtarisht aktakuzën dhe se është thellësisht i shqetësuar për “rrjedhjen e fundit të paautorizuar të aktakuzës, në të cilën institucioni ynë përmendet në cilësinë e palës së dyshuar”.
“Kjo shkelje e konfidencialitetit minon parimet themelore të procesit të rregullt ligjor dhe prezumimin e pafajësisë, të cilat janë gurëthemelet e shtetit të së drejtës’ – thuhet më tej në deklaratë.
Spitali Amerikan thotë se autoritetet duhet të fillojnë hetime për shkelje ligjore për shkak të rrjedhjes së aktakuzës në publik dhe që përgjegjësit të mbahen përgjegjës. /Gazeta Enigma
Reagimi i plotë: