Sot rifillon puna e Dhomave e Specializuara të Kosovës (DHSK) me seli në Hagë pas pushimeve verore, raporton Gazeta Enigma.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’.
Ndryshe pushimi veror në DHSK filloi më 29 korrik, dhe përfundon më 16 gusht 2024.
Gjatë kësaj periudhe nuk janë mbajtur seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore kanë qenë në minimum.
Gjatë pushimit palët kanë mundur të paraqesin parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhduan të jenë në fuqi. / Gazeta Enigma.