Rinis gjykimi pas më shumë se një viti ndaj Shaban Gogajt për vrasjen e Agonis Tetajt

Rinis gjykimi pas më shumë se një viti ndaj Shaban Gogajt për vrasjen e Agonis Tetajt

Procesi gjyqësor ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj është zhbllokuar, pasi është caktuar mbrojtëse sipas detyrës zyrtare, avokatja Sabrije Abazi. Ndërsa, i akuzuari Gogaj, pas leximit të aktakuzës, refuzoi të deklarohet.

Fillimisht, kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, njoftoi se avokatja Abazi është caktuar sipas detyrës zyrtare si avokate në gatishmëri, në përputhje me radhën sipas memorandumit të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo ngase, avokati Blerim Ademaj, refuzonte të jepte mbrojtje me arsyetimin se nuk e kishte pasur radhën.

Më pas, prokurori Isuf Sadiku e lexoi aktakuzën, por i akuzuari Gogaj tha se nuk dëshiron të deklarohet.

Related Articles