Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Kosova ka nevoje për ndihmën e Gjermanisë për të realizuar qëllimin e saj për dekarbonizimin deri në vitin 2050.
“Ne kemi nevojë si për invesetime, si për ekspertizë dhe kjo ishte edhe ajo që ministrja Baerbock e shprehu në fjalimin e saj hyrës. Gjithashtu në fushën e energjisë kemi nevojë për përkrahje teknike dhe përkrahje financiare. Gjermania ka qenë kyç në tranzicionin energjetik. Projektet kryesore që i kemi, duke filluar më herët në Parkun Selac, të cilën zonja Baerbock bashkë me kryeministrin Kurti inaguruan para një muaji, kemi projektin e sapofilluar me qeverinë gjermane dhe bankën gjermane KFË për ngrohje qendrore solare në qytetin e Prishtinës, i cili do të bëjë gjenerimin e energjisë për ngrohje nga energjia solare, mirëpo edhe zgjerimin e rrjetit, duke pasur kështu 12 mijë familje përfituese nga ky projekt”.
“Gjithashtu po afër lokacionit të këtij projekti, në tokën që është në pronësi të KEK-ut, do të ndërtohet parku i parë solar në Kosovë. Kështu, që brenda dy ose tri-katër vitesh, ne do të kemi projektet e para në pronësi publike nga burime të ripërtërishme të energjisë. Dhe besoj që do të arrijmë ta plotësojmë dëshriën e zonjës Baerbock, që në vizitën e saj të ardhshme të inagurojmë një investim të përbashkët kosovaro-gjerman”, ka thënë Rizvanolli për DW, përcjell Gazeta Enigma.