Rizvanolli shprehet optimiste, thotë se është lajm i mirë që kursimi me energji ka dhënë efekt

Rizvanolli shprehet optimiste, thotë se është lajm i mirë që kursimi me energji ka dhënë efekt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë mbajtur një konferencë për media, në lidhje me krizën energjetike që ka përfshirë Kosovën, raporton Gazeta Enigma.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kanë pasur komunikim me sektorët e energjisë e se me 2 nëntor ka themeluar Task-Forcën për emergjenca të energjisë elektrike.

“Ne si ministri kemi bërë përpjekje të bashkëpunojmë me Shqipërinë dhe Maqedoninë për të parë mundësinë ta tejkalojmë krizën. Ne jemi në komunikim në baza ditore që Shqipëria të na ndihmojë këto ditë me energji. Ministria e Mjedisit e ka trajtuar me prioritet licencimin me erë në Selac”, ka deklaruar Rizvanolli.

“Dje situata është përkeqësuar në termokos. Dhe me gjithë përkushtimin e KEK-ut kjo nuk mund t’i kompenzojë humbjen e dy blloqeve. Dhe prodhojmë 410 megavatë orë. Dita e sotme ka qenë dita më e vështirë në këtë krizë energjetike. Është një lajm i mirë që kursimi me energji ka dhënë efekt”, përfundoi ajo.

Kurse, Nagip Krasniqi drejtor në KEK-ut tha se për prodhimin me qymyr kemi mjaftueshëm.

“800 mijë tonë jemi në gjendje të prodhojmë. I kemi futur tri njësi tek njësia B2 situata ëhstë më e vështirë. Në përgjithësi për 11 muaj kemi prodgur mbi 5 milion energji. Planfikojmë që prodhimi të jetë 900 mijë megavatë”./Gazeta Enigma/

Related Articles