Rreshje bore gjithandej, raportohet një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë

Rreshje bore gjithandej, raportohet një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë

Reshjet e dendura të borës i kanë bërë rrugët e vendit vështirë të qarkullueshme.

Në Prishtinë gjendja e rrugëve është me borë, kjo është vënë re sidomos në lagjen “Kodra e Trimave”, te Xhamia e Llapit etj.

Në fshatin Besi të Prishtinës, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, policia dhe autoambulanca janë parë në vendin e ngjarjes para orës 07. Edhe në këtë magjistrale njoftohet se gjendja e rrugëve ka qenë vështirë e kalueshme për shkak të borës.

Pamje nga rrugët në lagjen “Kodra e Trimave”:



Related Articles