Në gjithë Kosovën, gjatë së dielës janë vaksinuar rreth 800 persona kundër COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Koordinatorit të Qendrës për vaksinim në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, në Prishtinë vaksinën e kanë marrë 100 persona mbi moshën 65 vjeçare.
Ai ka treguar se deri tani janë vaksinuar mbi 64 mijë e 800 persona. “100 persona janë vaksinuar në Sallën ‘1 Tetori’, ndërsa në nivel vendi rreth 800 persona kanë marrë vaksinën Anti-Covid, Ndërsa mbi 64 mijë e 800 vaksina janë dhënë që nga fillimi”, tha Bardhi.
Tutje, ai tha se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar gjatë fundjavës ka qenë më i vogël.
Kujtojmë që deri tani janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë, personat e moshuar e ata me sëmundje kronike./Gazeta Enigma.
LIVE – Nga qendra e vaksinimit në Prishtinë, salla “1 Tetori” from Ekonomia Online on Vimeo.