Rreth 95% e vendvotimeve të rinumëruara – Sot pritet të mbyllet procesi

Rreth 95% e vendvotimeve të rinumëruara – Sot pritet të mbyllet procesi

Pas disa ditësh rinumërimi, sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të gjithsej 2 mijë e 557 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili theksoi se deri më tani janë rinumëruar rreth 95% e tyre.

“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë”, deklaroi Elezi. / Gazeta Enigma.

Related Articles