COVID-19 kthehet në një shqetësim të madh edhe në Serie A teksa rastet shtohet çdo ditë e më shumë.
Në prag të rikthimit të fushë u ngritën shumë hipoteza, njëra prej tyre ishte dhe varianti për të shtyrë rifillimin e sezonit, një pistë që është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga Lega Serie A:
“Kalendari është shumë i ngjeshur dhe i skicuar kohë më parë, nuk ka hapësira për tu rishikuar, për këtë arsye sipas programit të gjithë do të zbresin në fushë më 6 janar”.
Drejtuesit e Ligës shtuan ndër të tjera në reagimin e tyre se situata do të monitorohet në vazhdimësi.
E vetmja ndeshje që rrezikon për momentin është Salernitata-Venezia pasi në ekipin granada rezultojnë të prekur 11 persona./Gazeta “Enigma“/