Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se për këtë vit paga mesatare bruto do të jetë 730 euro.
“Me ligjin e ri mesatarja bruto do të jetë 730 euro për vitin 2023, një rritje 17 për qind”, ka thënë Murati në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Ai ka theksuar se për vitin e ardhshëm vlera e koeficientit për pagat parashihet të jetë 110 euro.
Murati njoftoi se nga muaji shkurt do të fillohet me implementimin e ligjit të ri të pagave.
Sot në mbledhjen e qeverisë u miratua vlera e koeficientit 105 euro për pagat.