Rritja e rasteve me COVID, Kusari-Lila kërkon që të ndërmerren masa për luftimin e përhapjes së virusit

Rritja e rasteve me COVID, Kusari-Lila kërkon që të ndërmerren masa për luftimin e përhapjes së virusit

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e sotme ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19.

Ajo ka thënë se statistikat e fundit janë alarm për ndërmarrjen e masave.

“Statistikat e ditëve të fundit dhe ato të ditës së djeshme shënojnë zilen e alarmit për të gjithë ne për institucionet dhe masat e reja që mund apo duhet të ndërmerren për të parandaluar shpërndarjen e virusit. I vetmi parandalim për të mos shkuar në mbyllje dhe masa më rigoroze, qytetarë të dashur është vaksinimi”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar de ditëve të fundit ka dëgjuar shumë teori konspirative lidhur me mos vaksinim.

“Vaksinimi nuk ndalohet për persona me probleme të ndryshme shëndetësore. Vaksinimi nuk ndalohet për ata që udhëtojnë me aeroplan, në të kundërtën rekomandohet. Vaksinimi nuk ndalohet as për gratë shtatzëna përveç në raste shumë specifike. Vaksinimi nuk len pasoja, infektimi po”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka kërkuar edhe riaplikimin e masave siç janë bartja e maskave, distanca dhe kujdesi nga tubimet e përbashkëta. 

Related Articles