Ministria e Shëndetësisë në bazë të raportit 24 orësh, bën të ditur se numri i rasteve aktive me COVID është dy mijë e 992.
Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 284, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga virusi COVID kanë vdekur 2 mijë e 992 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3 mijë e 189 doza të vaksinës kundër COVID. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.
Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 22 mijë e 871 doza përforcuese dhe 2 mijë e 127 doza të treta të vaksinës kundër virusit.
Ndryshe, edhe infektologët u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse sipas tyre vetëm kështu mund ta parandalojnë përhapjen e virusit. /Gazeta Enigma/.