Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar për raportin 24 orësh ku njofton për pacientët me COVID që po trajtohen në spitale.
Në bazë të raportit në trajtim mjekësor janë 36 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 25 të tjerë postCOVID.
Me oksigjeno-terapi janë 25 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive një pacient.
Vlen të theksohet se ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i rasteve me COVID, prandaj ka një fluks më të madhë të pacientëve që po trajtohen në ShSKUK. /Gazeta Enigma/.