Rrokulliset traktori me dru, vdes një 53-vjeçar në Shurdhan të Gjilanit

Një 53-vjeçar në fshatin Shurdhan, komuna e Gjilanit ka humbur jetën të marten, në orët e mbrëmjes, si pasojë e rrokullisjes së traktorit të ngarkuar me dru, të cilin ai ishte duke e drejtuar.

Rastin për Gazetën “Enigma“, e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë në Gjilan.

‘Njesiti policor i policisë së Kosovës në Gjilan, sot pasdite rreth orës 17:00 ka pranuar një informate se ne fshatin Shurdhan, komuna Gjilan, nje traktor i ngarkuar me dru është rrokullisur. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes është gjetë se traktor i ngarkuar me dru, është rrokullisur dhe si pasoje e ketij rasti pa shenja jete është gjetur drejtusi i mjetit i moshës rreth 53-vjeçare. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ka thënë Hashani.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion. Hetimet rreth rastit janë duke i udhëheq hetuesit e trafikut rajonal’, ka thënë ai. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles