Në emër të GP të LDK-së, deputetja Valentina Bunjaku në debatin për krizën energjetike, ka thënë se kjo qeveri ka dështuar dhe kjo krizë siç tha ajo duhet ta çojë në shtëpi.
Deputetja Bunjaku tha po ashtu kjo qeveri dështojë ‘krejt dhe drejt’.
“Kriza energjetike sa do që vjen prej rrethanave globale, ajo është tipike dështim i qeverisë së Kosovës në mënyrë se si nuk ka reaguar me kohë, dhe është treguar arrogante karshi qytetarëve dhe projekteve për energjinë. Rryma duhet ta çoj në shtëpi këtë qeveri, dhe kjo qeveri ka dështuar.
“Qytetarët iu besuan, iu vlerësuan, ju votuan dhe kjo qeveri dështojë tmerrësisht krejt dhe drejt”, deklaroi ajo. /Gazeta Enigma/.